Kjo është dhurata më e çuditshme që Princ William i ka bërë Kate Middleton

  • G.G /
  • 29 July 2020 - 13:57
Kjo është dhurata më e çuditshme që Princ William i ka bërë Kate Middleton

Princ William ka treguar së fundmi dhuratën më të çuditshme që i ka bërë partneres së tij, dukeshës Kate Middleton.

Duka i Cambridge ka rrëfyer se i ka dhuruar asaj një palë dylbi dhe që prej atij momenti Kate nuk e ka harruar veprimin e tij, duke ia përmendur herë pas here.

William ka treguar duke qeshur se si është përpjekur ta bëjë dhuratën e tij të dukej sa më interesante, ndonëse nuk arriti ta bindë partneren e tij.

Kujtojmë se William e ka njohur Kate që në periudhën e studimeve në univeristetin ‘St Andrews’ në Scotland, aty ku nisi dhe historia e tyre e dashurisë.

(Kosova Sot Online)