Tatuazhi për të cilin Dafina Zeqiri u pendua dhe e hoqi pa e menduar më gjatë!

  • G.G /
  • 29 July 2020 - 14:08
Tatuazhi për të cilin Dafina Zeqiri u pendua dhe e hoqi pa e menduar më gjatë!

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri e ka treguar se është e apasionuar pas tatuazheve, madje njërën këmbë e ka të mbuluar plot, megjithatë ka tatuazhe kudo dhe duket si një fiksim i saji.

Por, nëse e kemi parë shpesh tek gdhend gjëra të veçanta në trupin e saj këtë herë ajo ka bërë të kundërtën, duke hequr tatuazhin që ka patur në gishtat e saj.

Këngëtarja ka postuar video në Instastory ku ka shkruar “Tatoo removal! I bjen pishmon që ke bo tatoo?”

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri me titull “Dafinë moj”, i cili pritet të jetë shumë personal, nisur edhe nga titulli që ka zgjedhur këngëtarja.

Krahas projekteve individuale, ajo gjithashtu do të vijë me disa bashkëpunime muzikore që priten të jenë shumë të suksesshme, teksa deri tani ka publikuar vetëm “Aman” me Ledri Vulën dhe Lumi B.

(Kosova Sot Online)