Khloe Kardashian flet për herë të parë për sëmundjen që e mundon prej fëmijërisë dhe neglizhencën e familjarëve!

  • G.G /
  • 30 July 2020 - 10:25
Khloe Kardashian flet për herë të parë për sëmundjen që e mundon prej fëmijërisë dhe neglizhencën e familjarëve!

Khloe Kardashian mund të jetë një yll botëror që është kthyer në fenomen nga një reality show për gati 13 vite, por edhe fansat e saj më të mirë mund të mos e dinë për betejën shëndetësore që ka kaluar që nga fëmijëria.

Ylli i Keeping Up with the Kardashians vuan nga migrena që i ka shkaktuar disa episode të tmerrshme përgjatë këtyre viteve. Në një intervistë për prevention.com, Khloe tha se problemet e saj filluan kur ajo ishte vetëm 12-vjeç, por ajo u ndje shumë e turpëruar për të folur me anëtarët e familjes së saj.

“Kujtoj se si jam ndjerë, por kryesisht mbaj mend se si të gjithë më thanë se nuk po ndjeja atë që ndjeja. Njerëzit gjithmonë thoshin: “Oh, është thjesht një dhimbje koke.”, tha Khloe. “Kjo është stigma e migrenës, se është vetëm një dhimbje koke. Dhe duke qenë 12 vjeç, dhe në atë kohë askush në familjen time nuk përjetonte migrenë, unë kisha turp të thoja se vuaja prej saj.”

Khloe, tani 36 vjeç, tha që ajo kaloi adoleshencën e saj duke vuajtur në heshtje, teksa familjarët e linin të sëmurë në shtrat, duke mos e ditur problemin e saj.

“Unë nuk mundja të ngrija kokën lart, dhe duke qenë aq e vogël, ishte diçka e frikshme,” tha ajo.

Kur ishte 16 vjeç Khloe kërkoi ndihmën e mikeshës së nënës së saj Kris Jenner, e cila po ashtu vuante nga e njëjta sëmundje. Khloe u dërgua më pas te një neurolog dhe iu nënshtrua disa vizitave.

Për migrenën nuk ka kurë, por vetëm trajtime dhe Khloe thotë se ajo ende përjeton episode ku është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj dritës dhe aromës. Ajo tha se migrena mund të shkaktojë dëmtime në të parit, të përziera dhe dridhje trupi të pakontrollueshme.

Khloe zbuloi gjithashtu se si simptomat e saj u theksuan nga pandemia e koronavirusit ndërsa ajo vendosi mos të punonte më për të mos u stresuar.

Ajo tha se sëmundja shpesh e bën të ndihet fajtore pasi mund të mos jetë në gjendje të luajë me vajzën e saj dy vjeçare True.

(Kosova Sot Online)