Arbenita na tregoi një “difekt” të ri në trupin e saj!

  • G.G /
  • 30 July 2020 - 10:36
Arbenita na tregoi një “difekt” të ri në trupin e saj!

Modelja Arbenita Ismajli ka vendosur të jetë sa më transparente më ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët e komplimentojnë vazhdimisht për bukurinë e format tërheqëse.

Pavarësisht kësaj, bukuroshja mundohet t’i tregojë atyre se ajo gjithashtu nuk është aq perfekte sa shfaqet çdokush në Instagram, pasi të gjithë kanë “difektet” e tyre.

Kështu, Arbenita ka treguar se së fundmi i janë shfaqur strija në zonën e stomakut.

“Tani kam shenja strijash edhe në stomak gjithashtu”- ka shkruar modelja krahas fotos, duke lënë të kuptohet se ky nuk është vendi i vetëm i trupit që ka këtë imperfeksion.

Me këtë postim, Arbenita ka dashur t’i vijë sa më pranë vajzave me të njëjtat probleme, duke përcjellë mesazhin se edhe “difektet” janë pjesë e jona, që na bëjnë atë që jemi.

Bukuroshja komentohet vazhdimisht për pamjen e saj dhe lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se ajo ka bërë ndërhyrje në fytyrë në një klinikë në Rusi.

Megjithatë, Arbenita i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe jo rrallëherë na ka vërtetuar se është e gjitha bio!

(Kosova Sot Online)