U akuzuan se kanë vjedhur këngën “Break Down”, reagojnë artistët!

  • G.G /
  • 30 July 2020 - 15:02
U akuzuan se kanë vjedhur këngën “Break Down”, reagojnë artistët!

Enca dhe Don Xhoni publikuan ditën e djeshme këngën e tyre të parë në bashkëpunim, të titulluar “Break Down” dhe deri tani po korr jo pak sukses.

Megjithatë, sikundër ju bëmë me dije pak më parë, në rrjet po qarkullon një këngë holandeze që duket të jetë shumë e ngjashme nga beat-i me këngën e dy artistëve shqiptarë.

Në fakt kjo këngë është publikuar që në dhjetor të 2018 nga F1rstman, H-Dhami, Mumzy Stranger, Raxstar, dhe Juggy D dhe titullohet “Dance”.

Sipas të dhënave në You Tube, beat-i i këngës shqiptare është realizuar nga Mixey & Apollo dhe ne aluduam se ata mund ta kenë blerë atë, pasi rikujtojmë se rastet të tilla kemi dëgjuar shumë në tregun tonë.

Dhe në fakt, kjo hipotezë rezulton të jetë e vërtetë. Mixey ka shpërndarë një video në Instastory, ku shkruan se nuk është vjedhur beat-i, por është blerë.

Meqë t’gjithë kanë qejf me bo si profesionista dhe kan msu fjalën ‘e vjedhme’. Id rather cut my leg off. Për ata që nuk dinë me bo diferencën mes sampling instruments, të cilat blihet ligjërisht dhe huazimit të melodive.

Kjo video është shpërndarë më pas edhe nga vetë artistët, duke na pohuar se nuk bëhet fjalë për vjedhje por për një blerje të melodisë në rrugë ligjore.

Sakaq, projekti i dyshes po djeg rrjetin, pasi nëpërmjet një tjetër postimi, Enca na ka treguar se kënga është kthyer në një trend brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, duke u renditur në vendin 17-të në videot trend në mbarë botën.

(Kosova Sot Online)