Brenda vilës së re luksoze të Julia Roberts, ëndrra që kushton 8.3 milionë dollarë

  • A.P /
  • 02 gusht 2020 - 09:13
Brenda vilës së re luksoze të Julia Roberts, ëndrra që kushton 8.3 milionë dollarë

Ylli i “Pretty Woman”, Julia Roberts, nuk është një emër i panjohur në pasuritë e patundshme në Kaliforni. Veç dy pronave në “Point Dume” që ka aktualisht, ajo dha me qira edhe shtëpinë e saj në Malibu, në vitin 2018 për 10 mijë dollarë në muaj. Tani, aktorja ka hapur sërish portofolin për të investuar në një pronë në zonën që njihet si “Bay Area”.

Kohët e fundit, Roberts ka blerë një vilë shekullore të stilit Victorian Revival, e cila gjendet në “Presidio Heights”. Vlera e shtëpisë thuhet se kap shifrën e 8.3 milionë dollarëve. Shtëpia prej 6.200 metrash katrorë, e cila u krijua nga Sylvain Schnaittacher dhe u rinovua nga John Wheatman, ka nga 5 dhoma gjumi përgjatë 5 kateve të saj.

Prona ka një pamje të hijshme historike, sidomos me elementët e dekorit, muret e paneleve, tavanet karakteristikë e stilit të vjetër, si edhe dritaret përgjatë gjithë ndërtesës. Hyrja e përparme tregon një model të pastër me dyshemetë e lëmuara të drurit dhe muret e bardha.

Një oxhak me tulla të kuqe i jep ngrohtësi dhomës së ndenjjes së shtëpisë dhe plotësohet me elementë të tjerë të dekorit që i përshtaten atij mjaft mirë. Në fund të sallonit është një kënd i dytë, nëse hapësira nuk është e mjaftueshme për aktoren fituese të disa çmimeve.

Siç shihet, edhe lulet e gjelbra i japin shtëpisë një ndjesi freskie dhe i shtojnë asaj hijeshinë e një luksi të rrallë.

Image

Më dritë të bollshme natyrore, dritarja e madhe e shtëpisë ofron pamje mahnitëse të perëndimit të diellit. Natyrisht, shtëpia ka edhe kënde të tjera ku Roberts mund të shijojë pamje të mrekullueshme. Ka disa ballkone rreth saj që ofrojnë hapësirë në natyrë, një oborr stil spanjoll shtresor, ku Roberts mund të gëzojë pasdite të mrekullueshme e të freskëta me familjen.

Bashkëshorti i Roberts, Daniel Moder, dhe tre fëmijët mund të shijojnë pasditet në oborrin e shtëpisë, me 2 zona të ndara me mermer. Po kështu, ata mund t’i gëzohen edhe pamjes kodrinore që ofron shtëpia.

Si mendoni tani? Ia vlen i gjithë ky investim i aktores së famshme?


(Kosova Sot Online)