Ledri me akrobacione kërcen me rroba në pishinë gjatë koncertit në Jale

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 11:17
Ledri me akrobacione kërcen me rroba në pishinë gjatë koncertit në Jale

Reperi i njohur, Ledri Vula duket se di gjithmonë se si të bëjë për vete publikun e tij me situatat e ndryshme në koncerte.

Së fundmi ai ka ndarë një video në llogarinë e tij, duke treguar se si është zhytur në pishinë së bashku me fansat pasi ka performuar disa nga këngët e tij.

Duke u hedhur me rroba dhe atlete Ledri ka shkaktuar shumë reagime dhe ovacione tek ndjekësit të cilët e kanë shijuar maksimalisht këtë atmosferë.

Kujtojmë se deri më tani Vula ka publikuar një sërë projektesh muzikore, ndër to dhe bashkëpunime që janë kthyer menjëherë në hite.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

10/10 ë

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

(Kosova Sot Online)