Stilistët shqiptarë e veshin edhe Beyoncen

  • A.P /
  • 04 gusht 2020 - 16:12
Stilistët shqiptarë e veshin edhe Beyoncen

Diva Beyonce është shfaqur përsëri e veshur nga shqiptarë, në albumin e saj të titulluar “Black is King” në Disney+, i cili u publikua vetëm dy ditë më parë. Ajo ka përzgjedhur një veshje të stiluar nga Kjuta dhe Meri.

Kanë qenë vetë ato të cilat e kanë ndarë lajmin në llogarinë e tyre në “Instagram”, ku vlerësojnë punët e tyre me Beyonce si perla më e çmuar që kanë stiluar.

“Beyoncé me Kujta&Meri. Faleminderit Zerina Akers. Jo i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e veshjes së Beyoncé-s në ‘Black is King’. Pamja e divës me Kujta&Meri ka qenë deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyoncé, do të jesh gjithnjë motivimi ynë për të krijuar art dhe për të avancuar përtej oqeanit. Krijimtaria jonë te ti është dëshmia jonë më e madhe. I adhurojmë njerëzit si ty.”-shkruajnë në postimin e tyre.

Image

(Kosova Sot Online)