Meghan dhe Harry zbuluan se qenushi i tyre quhet Pula

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 21:27
Meghan dhe Harry  zbuluan se qenushi i tyre quhet Pula

Meghan Markle dhe Princi Harry, pas martesës së tyre kanë marrë një qen, dhe nëpër raporte u tha se qenushi kishte emrin “Oz”.

Por më vonë është zbuluar se “Oz” nuk ishte emri i vërtetë i tij, dhe këtë gjë e ka konfirmuar Meghan.

Në librin “Finding Freedom: Harry and Meghan and the Making of a Modern Royal Family”, autorët zbuluan se qenushi quhet Pula.

Emri ka një kuptim të vecantë për çiftin.

Pula është monedha zyrtare e Botsvana, që është vendi ku Meghan dhe Harry kishin ndër takimet e para.

Image

(Kosova Sot Online)