Çka po ndodh me jetën e Loredanës, Mozziku fajtor për këto veprime të saj?

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 22:40
Çka po ndodh me jetën e Loredanës, Mozziku fajtor për këto veprime të saj?

Loredana nuk po shihet aktive me postime në rrjetet e saj sociale siç jemi mësuar ta shohim.

Po të përcjellim profilin  zyrtar në Instagram, reperja a ka një postim në ditë apo jo.

Projekti i fundit që u lansua nga ish bashkëshorti i saj, Mozzik i cili ishte dedikim për të e bëri të shkaktoj një reagim nga ajo. Loredana e publikoi një imazh bashkë me vajzën e saj, duke shkruar ‘Jeta ime‘, të njëjtin postim e kishte bërë edhe Mozziku më parë.

Image

Një veprim tjetër i artistës, është se nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor solo deri më tani, bashkëpunimi me reperin gjerman Capital Bra, ‘Nicht verdient’, i lansuar 3 muaj më parë dhe ‘GEH DEIN WEG’, në bashkëpunim me KC Rebell x Summer Cem publikuar 3 javë më parë, janë të fundit.

Përveç këtyre, reperja ka marrë vëmendjen edhe me një veprim. Ajo ka çaktivizuar të gjitha komentet nga Instagrami, duke mos lejuar që fansat dhe ndjekësit t’i komentojnë. Cila mund të jetë arsyeja e këtyre veprimeve të saj nuk dihet.

Raporti i saj me reperin Mozzik ka ndryshuar edhe pse ish çifti tashmë kanë një vajzë së bashku, Hanën. Mozzik në shumë intervista ka theksuar se janë ndarë dhe nuk do të jenë më së bashku, është një kapitull i përfunduar.

Edhe pse janë ndarë, dyshja thumbojnë njëri-tjetrin në projekte muzikore. Rikujtojmë se Loredana këtë vit ka qenë senzacion, emri i saj ka qarkulluar pothuajse në çdo vend.

(Kosova Sot Online)