Sa qenka rritur! Këngëtarja Poni publikon foton e rrallë me të birin dhe s’po u besojmë dot syve!

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 10:00
Sa qenka rritur! Këngëtarja Poni publikon foton e rrallë me të birin dhe s’po u besojmë dot syve!

Poni numëron një numër të lartë ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram dhe muzika e saj pëlqehet shumë, ndonëse kohët e fundit na ka munguar me projektet e reja.

Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare, që është shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Fotot që poston me djalin në rrjetet sociale janë të rralla, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë.

Megjithatë, sot Poni ka vendosur të ndajë një moment krah dashurisë së saj më të madhe në ditën e tij të lindjes, i biri i cili qenka rritur goxha shumë.

“Edhe 100 dritë e syve të mi”, ka shkruar Poni krah fotos me djalin, për të cilin duhet ta pranojmë se qenka shumë simpatik.

Poni ka treguar me disa video në llogarinë e saj se ka organizuar një festë me shokët e djalit, duke u përpjekur t’i ruajë atij kujtimet më të bukura.

(Kosova Sot Online)