Pas tubimit të Mozzik vjen reagimi nga policia

  • A.P /
  • 08 August 2020 - 17:28
Pas tubimit të Mozzik vjen reagimi nga policia

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka reaguar ndaj tubimeve të cilat po i mbanë reperi kosovar, Mozzik, nëpër qytetet e Kosovës.

Qalaj ka thënë se policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla të njerëzve.

“Ai e ka marr një leje në qendrën operative të MPB-së, ata janë përgjegjës. Policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla. Tash unë do të merrem me të”, ka thënë Qalaj .

Pavarësisht se Mozzik ka marrë leje për promovimin e albumit të tij “Mozzart”, në bazë të vendimeve të fundit të qeverisë nuk janë të lejuara tubimet e më shumë se pesë personave nëpër sheshe.

Qindra fëmijë janë mbledhur sot në sheshin e Mitrovicës , përkundër masave të ashpra për pandeminë që Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi, e me të cilat ndalohen edhe tubimet me më shumë 5 persona nëpër sheshe.

Mirëpo, në sheshin e Mitrovicës pa maska e pa distancë sociale sot kanë qëndruar qindra fëmijë.

Ata janë mbledhur për të marrë pjesë në promovimin e albumit “Mozzart” të reperit Mozzik.

Image


(Kosova Sot Online)