Sa paguhen blogeret shqiptare?

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 09:51
Sa paguhen blogeret shqiptare?

Të jesh blogere sot në Shqipëri duket hera herës si një trend. Shumë prej tyre e kanë kuptuar më së miri që të zotërosh një blog mund të përfitosh shumë gjëra. Jo vetëm followers, por edhe para. Si funksionon?

Ti mbush ditën tënde me atë çfarë ke pasion, me atë çfarë vërtet të pëlqen dhe e poston dhe më pas kjo përkthehet në një vlerë monetare. Ka qenë Estela Ujka ajo e cila na ka shuar kureshtjen se sa paguhen blogeret shqiptare.

Në një prononcim të bërë për Revista Class, Estela ka treguar se nëse një blogere në Shqipëri ka deri në 50 mijë ndjekës, pagesa për postim është deri në 200 euro.

Nëse kanë më shumë se 100 mijë ndjekës, pagesat shkojnë deri në 300-500 euro për postim. Postimet në “feed” paguhen më shumë se ato në “Instastory”. Mirëpo së fundmi kjo gjë po ndryshon bëri të ditur Estela pasi edhe postimet në Story kanë filluar të kenë më shumë angazhim dhe klikime.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

GM @mayfair_tirana wearing @butik_tendencee

A post shared by Estela Ujka (@estelaujka) on

(Kosova Sot Online)