Dua Lipa entuziaste për bashkëpunimin me Madonnën

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 22:39
 Dua Lipa entuziaste për bashkëpunimin me Madonnën

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, shpreh entuziazëm për bashkëpunimin me këngëtaret botërore Madonnën dhe Missy Elliot.

Lipa ka konfirmuar kohët e fundit se do të nxjerrë projektin e ri me dy këngëtaret, ndërsa thotë se bashkëpunimi me to i duket i pabesueshëm.

"Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonna dhe Missy Elliott dhe që të jemi në gjendje të bëjmë një këngë. Duke e ditur se kënga do të dalë së shpejti, prapë kjo më duket se pabesueshme," ka thënë Lipa gjatë një paraqitjeje në 'Ash London Live'.

Kënga, e cila do të dalë në treg më 14 gusht, është krijuar bashkë me DJ dhe producentin “The Blessed Madonna”.

Image

(Kosova Sot Online)