Cardi B i ka dy fjalë për Biden

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 16:12
Cardi B i ka dy fjalë për Biden

Cardi B ka zbuluar se ka folur me Joe Bidenin dhe se i ka thënë që nëse dëshiron që njerëzit të votojnë për të, atëherë “mos të jap premtime të rrejshme”.

Duke folur në një intervistë, reperja e njohur e cila ka publikuar këngën “WAP” me artisten Megan Thee Stallion javën që shkoi, diskutoi për kandidatin Demorkat për president, zgjedhjet e ardhshme, dhe nevojën urgjente për të votuar, shkruan NME.

E pyetur se si njihet tani për Bidenin, pas Bernie Sanders e lëshoi garën, dhe të cilin Cardi B e ka përkrahur shumë, ajo tha: “Kam folur me Bidenin”.

Image

“Gjithmonë kam menduar që ai e balancon Obaman sepse kam menduar se është konservator, por kjo do t’i tërheqë votat nga njerëzit që janë në mes. Mendoj që ai i kupton njerëzit që janë duke vuajtur. Ai kupton se për çka kemi nevojë. Njerëzit mendojnë që duam shumë, por në fakt duam gjëra të thjeshta”.

Cardi ka thënë se në bisedën e ish zv presidentin, ajo ka shprehur që duhet të dëgjohen kërkesat e popullit: “Ia bërë të ditur se nuk duam premtime të rreme. Nuk duam pallavra vetëm për të votuar”.

Gjatë intervistës, Cardi B shpjegoi gjithashtu arsyen pse Biden duhet të ketë një grua afro amerikane si partnere për zgjedhjet, dhe se secili afro amerikan duhet të votojë gjatë pandemisë së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)