Dafina fshin të gjitha fotot, bëhet nuse me duvak

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 12:50
Dafina fshin të gjitha fotot, bëhet nuse me duvak

Dafina Zeqiri po vjen me risi!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka habitur sot të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, kur ka postuar nujë fotografi ku shihet e veshur në të bardhe dhe me një duvak të kuq në kokë.

Artistja në këtë foto shfaqet si një nuse shqiptare, si në veshje ashtu edhe në qëndrim.

Ndërsa përveç kësaj fotoje, është vërejtur se këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet që ka bërë më herët në profilin e saj në Instagram.

E ky veprim nga Dafina duket se po paralajmëron diçka.

Dafina tash e sa kohë ka treguar se këtë vit do të publikojë një album, e duket se albumi është gati.

Titulli i albumit është ‘Dafinë moj...’ dhe do të përmbajë shumë këngë të reja, të padëgjuara më herët të këngëtares.

Si këngë paralajmëruese të albumit, ajo ka publikuar bashkëpunimin me Ledrin dhe Lumi B, ‘Aman’.

Dafina nuk ka treguar ndojnëherë datën e saktë se kur do të dalë albumi, por me këto risi në rrjetet sociale, duket se ‘Dafinë moj…‘ është shumë afër për t’u ndarë me fansat dhe dëgjuesit e muzikës shqipe.

Dafina kishte treguar në intervista se pjesë e albumit do jetë edhe nëna e saj, e cila do të këndojë një këngë.

Ajo ka thënë se albumi nuk ka një datë të saktë të publikimit, për shkak se dëshiron të jetë kompletuar në të gjitha aspektet, dhe paralajmëroi fansat edhe për disa bashkëpunime speciale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

(Kosova Sot Online)