Genc Prelvukaj godet Politikanët e Pasluftës!

  • E.K /
  • 14 August 2020 - 12:09
Genc Prelvukaj godet Politikanët e Pasluftës!

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, me anë të një shkrimi të postuar në "Facebook", ka shprehur pakënaqësinë e tij më partitë politike në Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ai ka krahasuar ndërtimet në shtetin e Kosovës në kohën e okupimit dhe pas periudhës së lirisë.

Prelvukaj, me anë të këtij postimi ka shkruar se Kosova gjatë viteve 1960-1990, kur Kosova ishte nën okupim, është shprehur se janë ndërtuar shumë fabrika, spitale, rrugë, liqene, palestra sportive, etj.

Mirëpo, ai është shprehur se pas kësaj periudhe, me ardhjen e partive politike të pasluftës, drejtimi i shtetit ka rënë në duar të gabuara.

"Bëni krahasimin sa është ndërtuar për 22 vite në liri (përjashto sektorin privat), me donacione dhe investime enorme nga aleatë dhe organizata ndërkombetare. Kështu është kur drejtimi i shtetit bie në duar të gabuara". ka shkruar Prelvukaj.

Postimi i plotë i Genc Prelvukaj.

 

Pergjate viteve 1960-1990 ne Kosove, edhe pse nen okupim, u hapen, dhe u ndertuan : Universiteti i...

Publiée par Genc Prelvukaj sur Mercredi 12 août 2020

(Kosova Sot Online)