Luana Vjollca&Jay Santos publikojnë këngën 'Locos'

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 17:46
Luana Vjollca&Jay Santos publikojnë këngën 'Locos'

I paralajmëruar prej javësh, pritja e fansave të shumtë të saj ja paska vlejtur pasi Luana solli një nga projektet më të mëdha të karrierës së saj.

Krahas pranisë së yllit latin, ky projekt është shumë i veCantë pasi sjell bukuroshen shqiptare ndryshe nga që e kemi parë në videoklipet e kaluara.

“Locos” mban titullin kënga, e cila sjell shumë ritëm në këtë verë dhe edhe më ‘’hot’’ e bëjnë lëvizjet dhe koreografia fantastike që na zbulon edhe një tjetër talent të Luanës, atë të vallëzimit.

Videoklipi është xhiruar i tëri në Tiranë ndërsa sipas burimeve kap një kosto shumë të lartë shpenzimesh duke filluar nga avioni privat, veturat luksoze e deri tek veshjet e Luanës të markave të njohura botërore si “Versace” e “Philipp Plein’’.

Jay Santos, ylli i muzikës latine, i cili ka qenë edhe iniciatori i këtij bashkëpunimi, është i njohur në tregun muzikor me hitet si “Caliente”, “Dale morena” etj.

 

(Kosova Sot Online)