Chrissy Teigen tregon se ka qenë shtatzënë gjatë transplantit të gjirit

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 14:15
Chrissy Teigen tregon se ka qenë shtatzënë gjatë transplantit të gjirit

CHhrissy Teigen së bashku me John Legend janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Por, kjo ka qenë e paplanifikuar, pasi dyshja e kishin zbuluar një gjë të tillë pas operacionit, të cili i ishte nënshtruar Chrissy, shkruan Daily Mail.

Pasi një fans e pyeti përmes rrjetit social Twitter, ajo tregoi se si e kishte zbuluar shtatzëninë e saj të tretë.

“Bëra testin e shtatzënisë para se të hyja në operacion. Tregonte se është negative, po nuk ishte”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, Chrissy shtoi: “Pas shumë viteve, unë jam duke bërë testin e shtatzënisë pothuajse çdo muaj, duke u lutur që një ditë të jetë pozitiv. Fatmirësisht ashtu doli. Nuk kam pasur asnjë pozitiv më parë”.

Po ashtu, ajo thekson se ka qenë e frikësuar pas transpantit të gjirit, të cilën e realizoi derisa po priste një fëmijë. 

(Kosova Sot Online)