Pushimet për të nuk kanë fund! Rita Ora pozon topless në mes të pishinës

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 10:07
Pushimet për të nuk kanë fund! Rita Ora pozon topless në mes të pishinës

Rita Ora po i shijon në maksimum pushimet verore!

Pas udhëtimit në Ibiza me miqtë dhe me të dashurin e saj, Romain, tashmë këngëtarja ka vendosur të kalojë edhe disa ditë të tjera në një vilë luksoze në Korfuz, sipas “Daily Mail”.

Këngëtarja ka publikuar vazhdimisht për 16 milion ndjekësit në rrjete sociale duke i mahnitur të gjithë me trupin e saj të mrekullueshëm.

Në postimin e fundit, 29-vjeçarja shfaqet topless në pishinë dhe dukej tepër mahnitëse dhe joshëse para kamerës.

Ylli gjithashtu pozoi shtrirë buzë pishinës, duke treguar format mahnitëse dhe këmbët e tonifikuara, ndërkohë që pas saj dukej pamja e mrekullueshme e detit.

Në foton e tretë, fytyra e Ritës është fshehur me një kapelë gjigante kashte, teksa këmbët i ka drejtuar drejt qiellit të kaltër e të ndritshëm.

Vila ku ajo po qëndron është 1.000 metër katror, dhe mund të presë deri në 14 persona. Ajo ofron pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.

Të shtatë suitat përfshijnë tualet të veçantë dhe dhoma, të kompletuara me pamje nga deti. Vila e sapohapur gjithashtu ofron një kuzhinier privat, portier, një kafene e shërbim 24 orë, si dhe një jaht në dispozicion të këngëtares së hitit “Hot Right Now”.

(Kosova Sot Online)