BimBimma i përgjigjet Feros me ‘freestyle’: Ja çfarë kam bërë në vjetët e tua more kastravec

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 11:02
BimBimma i përgjigjet Feros me ‘freestyle’: Ja çfarë kam bërë në vjetët e tua more kastravec

Reperi BimBimma i është kundërpërgjigjur reperit tjetër kosovar Feros me ‘freestyle’.

BimBimma ka nxjerr një video ku fillon me një këngë e cila konsiderohej ‘hit’ në kohën e publikimit. Bëhet fjalë për këngën “Afrim Roboti”.

Reperi i thotë Feros “Ja çfarë kam bërë unë në vjetet e tua more kastravec”. Kjo për shkak se Fero i ka bërë thirrje BimBimmës dhe disa reperëve të tjerë që të dalin publikisht në përballje me të në profesionin e tyre.

Tutje, BimBimma vazhdon me disa vargje që ia kushton Feros, kryesisht duke e ofenduar artin e këtij të fundit.

(Kosova Sot Online)