Shtatzënë për herë të dytë? Elita Rudi zbulon me këtë foto nga plazhi barkun e rrumbullakosur

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 09:33
Shtatzënë për herë të dytë? Elita Rudi zbulon me këtë foto nga plazhi barkun e rrumbullakosur

Pak ditë më parë, mediat ‘online’ hodhën spekulimet e para se Elita dhe Gjiko ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Pas lajmeve të ndryshme ka qenë Elita ajo që ka ndarë një foto me bikini ku është përpjekur të mbulojë barkun e rrumbullakosur, i cili duket se është rritur mjaftueshëm.

“E puthur nga dielli me kripë”, ka shkruar Elita krah pozës që ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë lënë komente të ndryshme për shtatzëninë e Rudit.
Deri më tani Elita nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së dytë, ndonëse fansat e dyshes janë në pritje të këtij lajmi.
Kujtojmë se dyshja e njohur i ka kaluar pushimet e kësaj vere në jugun e Shqipërisë, nga ku kanë ndarë fotot më të bukura dhe momentet më të veçanta.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sunkissed + salty ë @guesskosovo

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

(Kosova Sot Online)