Këngëtarja kosovare: Kush ju thotë se është lehtë të ballafaqoni me COVID-19, ju gënjen

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 12:26
Këngëtarja kosovare: Kush ju thotë se është lehtë të ballafaqoni me COVID-19, ju gënjen

Adelina Emini dhe motra e saj, kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

E këtë sëmundje, ajo po e kalon në shtëpi, duke u kujdesur për vete dhe duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Në Facebook, Adelina ka hedhur një fotografi ku shihet se pozoi në oborrin e saj, me një kafe, libër e lepurushin pranë.

Për gjithë miqtë e saj, Adelina këshilloi që të mos gënjehen me faktin se mund ta përballojnë lehtë COVID-19, pasi, është një sëmundje shumë serioze.

“Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes” tha ndër tjera ajo.

 

Miremengjesië Shëndet për ju dhe familjet tuajaë P.S. Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes.

Publiée par Adelina Emini sur Vendredi 28 août 2020

(Kosova Sot Online)