Nik Xhelilaj pjesë e serialit ku marrin pjesë aktorët më të njohur turq

  • 01 September 2020 - 18:49
Nik Xhelilaj pjesë e serialit ku marrin pjesë aktorët më të njohur turq

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj tashmë vazhdon karrierën e tij në shtetin turk aty ku ka marrë pjesë në disa seriale të njohura.

Së fundmi aktori me origjinë shqiptare ka nisur xhirimet për serialin “Uyanis Buyuk Selçuku”, që do të vijë me një kast shumë të njohur aktorësh.

Xhelilaj do të luajë përkrah Hatice Sendil e njohur si “Elif” nga seriali “Një pjesë e imja”, Leyla Lydia Tugutlu e njohur si “Xhandan” nga seriali “Bija ime”, po ashtu Bugra Gulsoy i njohur nga i njëjti serial, Ekin Koç i njohur nga seriali “Kosem” e shumë të tjerë.

Kujtojmë që Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve “Qyteti i humbur” dhe “Kryeqyteti Abdylhamid” të cilat janë transmetuar në vendin tonë.

Xhelilaj viziton Shqipërinë shumë shpesh, madje ndan dhe në profilin e Instagramit foto nga vendlindja e tij.

Image

(Kosova Sot Online)