Mos vallë Tuna është shtatzënë për herë të dytë?

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 10:50
Mos vallë Tuna është shtatzënë për herë të dytë?

Megjithëse nuk kemi asnjë lajm zyrtar nga këngëtarja, fansat mendojnë se Tuna është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë!

Mendohet se pas Tianit, ajo do të bëhet sërish mama dhe shkak është bërë një koncert ku këngëtarja ka performuar.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjet, barku i Tunës duket më i fryrë se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar që të përflitet për një shtatzëni.

Forma e barkut të saj vërehet qartë dhe të gjithë po shpresojnë që ajo dhe Patrisi të bëhen prindër sërish.

Mirëpo, s’mund të gëzohemi ende për këtë lajm, pa dhënë vetë Tuna një konfirmim për pritjen e ëmbël.

(Kosova Sot Online)