Mos e besoni, por Kim sapo thye zemrat e të gjithëve/ 'Keeping Up With The Kardashians' i vjen fundit

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 10:17
Mos e besoni, por Kim sapo thye zemrat e të gjithëve/ 'Keeping Up With The Kardashians' i vjen fundit

Nuk do e besoni, por “Keeping Up With The Kardashians”, do të transmetojë sezonin e fundit në fillimit të vitit 2021. 

Ishte vetë, Kim Kardahian që e bëri publik lajmin, me anë të një njoftimi në Instagram, duke tronditur fansat se shfaqja ikonike e familjes së saj po mbaron pas 14 vitesh në transmetim.

Gjatë këtyre viteve kemi ndjekur momentet intime që familja më e famshme në botë ka ndarë me guxim me të gjithë, duke bërë edhe publikun pjesë të jetës së tyre të përditshme.

Me anë të një statusi të gjatë dhe me fjalë zemre, 39 vjeçarja shkruan se është e vështirë ti japin lamtumirën “The Keeping Up With the Kardashians”.

“Për fansat tanë të mahnitshëm – me zemër të thellë ju njoftojmë që ne kemi marrë vendimin e vështirë si familje për t’i thënë lamtumirë ‘Keeping Up ëith the Kardashians’.

Është e vështirë t’ju bëjmë me dije se ne kemi marrë vendimin si familje për t’i thënë lamtumirë “The Keeping Up ëith the Kardashians”.

Pas 14 vitesh, 20 sezonesh, qindra episodesh dhe shfaqje të shumta, ju jemi jashtëzakonisht mirënjohëse që na keni ndjekur përgjatë këtyre viteve – në kohërave të mira, të këqija, në momente lumturie, lotësh, marrëdhëniet tona, si dhe fëmijët.

Nuk do t’i harrojmë asnjëherë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë këtij rrugëtimi.

Faleminderit mijëra individëve dhe bizneseve që kanë qenë pjesë e kësaj përvoje dhe, më e rëndësishmja, një falënderim shumë i veçantë për Ryan Seacrest për besimin tek ne, ‘E!’ që ka qenë partneri ynë, dhe ekipi ynë në Bunim / Murray, i cili ka kaluar orë të panumërta duke dokumentuar jetën tonë.

Sezoni ynë i fundit do të transmetohet në fillim të vitit të ardhshëm në 2021.

Pa patur  “Keeping Up With The Kardashians”, nuk do të isha këtu ku jam sot. Ju  jam shumë mirënjohëse të gjithëve që na keni shikuar dhe mbështetur, mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit të pabesueshme.

Kjo shfaqje na bëri ato që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë. Me dashuri dhe mirënjohje, KiM.

Nuk kishte arsye për vendimin, por E-NeWs! tha në një deklaratë se respekton vendimin e familjes për të jetuar jetën e tyre pa kamerat e televizionit. 

(Kosova Sot Online)