Pas rënies drastike në peshë, Fifi bëri dhe një tjetër ndryshim në look që na la gojëhapur!

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 10:21
Pas rënies drastike në peshë, Fifi bëri dhe një tjetër ndryshim në look që na la gojëhapur!

Siç ka treguar më herët, Fifi ka humbur shumë kilogramë nga pesha e saj jo për faktin e nuk ndihej mirë me trupin që kishte, por për arsye shëndetësore.

Pesha e madhe po rrezikonte shëndetin e këngëtares, ndaj Fifi vendosi të dobësohej dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e ndryshimit.

Fansat e kanë pëlqyer pamjen e re të këngëtares dhe e komplimentojnë vazhdimisht për këtë ndryshim, por ç’mendim do të kenë për look-un e ri?

Në foton e fundit të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Fifi shfaqet me flokë të gjatë bjond dhe një kapele rozë mbi kokë.

Nuk e dimë nëse është thjesht paruke apo këngëtarja zgjodhi vërtetë të bëjë këtë ndryshim të madh, por pamja e re i shkon shumë dhe tani po që na la me gojë hapur!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dress from: @chicmeofficial

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr) on

(Kosova Sot Online)