Flet avokatja e Fjolla Morinës: Njëra pistoletë është për të trembur qentë, nuk është armë zjarri

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 12:28
Flet avokatja e Fjolla Morinës: Njëra pistoletë është për të trembur qentë, nuk është armë zjarri

Pak ditë më parë këngëtarja Fjolla Morina u kap në pikën kufitare në Kukës me dy armë zjarri dhe 23 fishekë.

Në momentin kur u kap nga autoritetet ajo nuk ndihej mirë, ndërsa nga ekzaminimet e para mjekësore ajo rezultoi se ishte 2 muajshe shtatzënë.

Sot ajo ka dalë para gjykatës, por seanca është shtyrë për në orën 13:00. Prokuroria ka kërkuar që gjinekologu të jetë prezent në seancë, pasi sipas tyre, një eko nuk mjafton për të vërtetuar shtatzëninë. 

Ndërkohë në fjalën e saj në gjykatë, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska u shpreh se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarri, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

(Kosova Sot Online)