Çfarë e lidh “Sadnën” me Taynan? Aktorja indiane poston videon ku…

  • f.f /
  • 26 September 2020 - 09:15
Çfarë e lidh “Sadnën” me Taynan? Aktorja indiane poston videon ku…

Sadna, emri i vërtetë i së cilës është Sara Khan, u bë shumë e njohur në vendin tonë për shkak të rolit tek seriali indian “Bidai”.

Së fundmi, u raportua se aktorja ishte infektuar me koronavirus, por se tashmë e kishte kaluar këtë betejë.

Pas kësaj, Sara është rikthyer fuqishëm në rrjete sociale, por njëri nga postimet e aktores tërhoqi vëmendjen e të shqiptarëve.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet krah “Alek”, aktorit Angad Hasija, por në sfond dëgjohet kënga e Taynës, e titulluar “Qeqe”.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht rastësi, apo aktorja është fanse e Taynës.

(Kosova Sot Online)