“Krenare për ty zemra ime”, Almeda Abazi i dedikon këto fjalë Tolgahanit në projektin e ri të tij

  • G.G /
  • 03 October 2020 - 10:01
“Krenare për ty zemra ime”, Almeda Abazi i dedikon këto fjalë Tolgahanit në projektin e ri të tij

Aktori i njohur turk dhe njëherazi bashkëshorti i bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi, Tolgahan Sayisman pritet të shfaqet shumë shpejt në ekran me një projekt të ri kinematografik.

Almeda ka ndarë në ‘Instastory’ një video nga filmi më i fundit për të cilin Tolga ka punuar, i cili titullohet ‘Seref Sozu’ ose ndryshe ‘Fjala e nderit’.

“Çfarë bashkëshorti të bukur që kam, jam krenare për ty zemra ime”, ka shkruar Abazi në postimin e fundit në llogarinë e saj.

Almeda ka ndarë herë pas here momentet më të ëmbla nga shtëpia e saj dhe pranë vogëlushit Efehan, i cili rritet më shumë çdo ditë.

Kujtojmë se Tolgahan ka luajtur në një sërë projektesh të suksesshme në Turqi që e kanë bërë aktorin një figurë të dashur jo vetëm për Turqinë, por edhe ndjekësit e tij anembanë botës.

(Kosova Sot Online)