Ups! Mos vallë thumbi i fundit i Taynës i dedikohej Melinda Ademit?

  • G.G /
  • 21 October 2020 - 14:34
Ups! Mos vallë thumbi i fundit i Taynës i dedikohej Melinda Ademit?

Reperja më në zë e momentit, Tayna, është e ftuara e kësaj jave në emisionin “Gjoni Blackent” me Meriton Mjekiqin.

Ajo i ka vënë flakën studios me performancën e saj rep, ndërsa një pjesë e videos së emisionit që do të transmetohet të dielën, po qarkullon që tani në rrjet.

Si një ‘gangstere’ e vërtetë, Tayna ka repuar një pjesë free-style mirëpo teksti i saj na tërhoqi vëmendjen!

Reperja përmend gjatë performancës faktin që dikush ka shkuar t’i kërkojë falje, ndërsa fansave u vjen vetëm një emër në mendje: Melinda Ademi!

Kjo për arsye të sherrit të dikurshëm mes vajzave dhe postimeve thumbese të Melindës në rrjete sociale, dedikuar Taynës.

Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë pasi Tayna nuk pranon të flasë asnjëherë publikisht për këto tema dhe maksimumi që mund të marrim prej saj lidhur me këtë situatë, është një tjetër thumb si ky i fundit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E dielaa BRUTALEE me @tayna ë ne @gjoniblackent @kanal10.live 20:50 dhe @digitalb_official 21:30ë

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi) on

(Kosova Sot Online)