Vdes 'Borëbardha' në moshën 101 vjeçare

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 11:41
Vdes 'Borëbardha' në moshën 101 vjeçare

Vdes valltarja e njohur Marge Champion në Los Anxhelos.

Marge Champion ishte një valltare e cila u bë e njohur për muzikalët e filmave dhe si modelja për personazhin kryesor të “Snow White and the Seven Dwarfs” të Disney-t, shkruan Legacy.

Champion ishte një valltare gjatë gjithë jetës së saj, ndërsa ajo ishte thjesht një adoleshente kur dha kontributin e saj të parë të dukshëm në industrinë e argëtimit.

Puna e mëtejshme me Disney-n përfshiu modelimin për Zanën e Kaltër në “Pinocchio” dhe për Zymbyl Hippo në “Fantasia”.

Champion vazhdoi një karrierë në filma, shpesh duke kërcyer me burrin e saj, Gower Champion.

(Kosova Sot Online)