Bebe Rexha zbulon lajmin e madh! Artistja shqiptare së shpejti me një rol në kinema përkrah aktores amerikane

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 10:14
Bebe Rexha zbulon lajmin e madh! Artistja shqiptare së shpejti me një rol në kinema përkrah aktores amerikane

Bebe Rexha ka ndarë një lajm të madh me të gjithë fansat e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se do të luajë në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, përkrah aktores amerikane Kristen Bell.

Bebe ka publikuar në Instagram një foto të shkëputur nga një lajm  dhe ka shkruar se po pret me padurim këtë projekt të ri. Pas komedisë qëndrojnë kompanitë “Bad Moms”, “Hustlers” dhe “STX” e në të do të luajnë Kirby Howell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.

“Queenpins” është frymëzuar nga një histori e vërtetë dhe gjithë filmi përqendrohet tek një amvisë (Bell), së cilës i ka ardhur në majë të hundës që anashkalohet nga bashkëshorti i saj dhe shoqëria. Kështu që ajo përpiqet të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar një klub të paligjshëm kuponësh dhe përfundon duke mashtruar miliona kompani ushqimore me kolegët e saj. Bebe Rexha do të ketë rolin e një hacker kompjuterash të quajtur Tempe Tina.

“Ky është një film perfekt për Beben që do të bëjë debutimin e saj në film. Ajo është një talent i jashtëzakonshëm dhe super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina, një hacker kompjuterash e çuditshme, që ndihmon personazhet tanë me mashtrimet e tyre. Ne e dimë që ajo do t’i shtojë kastit argëtim, talent dhe personalitet”, është shprehur Adam Fogelson, kryetar i Grupit Motion Picture STXfilms.

View this post on Instagram

Can't wait for this ë

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

(Kosova Sot Online)