Fotoja që po thyen rrjetin! Maluma bashkon forcat me një nga artistët më në zë dhe prisni të papriturën!

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:55
Fotoja që po thyen rrjetin! Maluma bashkon forcat me një nga artistët më në zë dhe prisni të papriturën!

Disa muaj më parë Maluma publikoi “Hawai” që do kthehej në një hit veror e do i falte kolumbianit disa rekorde. Shumë shpejt kënga pushtoi toplistat në vende të ndryshme të botës, dhe aktualisht numëron mbi 422 milionë klikime.

Ditët e fundit fansat vunë re një detaji të çuditshëm në të dhënat e kësaj kënge në You Tube, ku shfaqet edhe emri i The weeknd.

Kaq mjaftoi që ata të aludonin se dyshja do sillte një remix të këngës. Dhe si duket kishin të drejtë.

Dy artistët me famë botërore kanë publikuar në llogaritë përkatëse në rrjetet sociale nga një foto me njëri-tjetrin, duke mos e shoqëruar me asnjë fjalë përveç tag-ut.

Ata shihen të veshur me të zeza nga koka te këmbët në një vend misterioz, teksa ende nuk kemi detaje rreth bashkëpunimit.

Fotoja po bën xhiron e rrjetit dhe është momentalisht “on trending” në Twitter, teksa kudo në platformat sociale ka marrë qindra mijëra komente.

Po flasim për dy nga emrat më në zë të muzikës botërore dhe diçka e tillë është mëse e kuptueshme.

Kujtojmë se pasi “Hawai” u publikua fansat menduan se ajo i dedikohet ish-it të Malumës.

Në këngë kolumbiani shprehet se “ajo” i poston fotot në Instagram vetëm për ta bërë xheloz dhe nëse ai do ta telefononte ajo do të rikthehej me të menjëherë.

Teksti i këngës përkthehet nga spanjisht në anglisht për të përfshirë referenca të dukshme që krijojnë imazhet e Natalia me Neymar në Instagram: “Fotografia që ke postuar duke thënë se ai është qielli yt. Babe, unë të njoh mirë, e di se e bëre për të më bërë xheloz. Unë nuk do të them kush, por dikush më tha që të pa duke qarë.

Në fillim të këtij viti, Natalia i tha Danny Morel se marrëdhënia e saj me Maluma ishte “toksike”, sepse ajo po jepte “1000 përqind” dhe duke marrë “20 përqind” si kthim.

Dhe kënga nis pikërisht me një vajzë që thotë: “Kjo marrëdhënie po bëhet toksike”.

(Kosova Sot Online)