Tayna apo Melinda? Rina e bëri zgjedhjen e saj dhe na la me gojë hapur!

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 11:41
Tayna apo Melinda? Rina e bëri zgjedhjen e saj dhe na la me gojë hapur!

Të shtunën që lamë pas, reperja Rina Balaj ishte një ndër të ftuarat e emisionit të Luana Vjollcës.

Rina i ka befasuar të gjithë gjatë mbrëmjes, ku luajti lojën ‘paintball’, duke u vendosur përballë personazheve që nuk kanë thënë edhe aq gjëra të mira për të.

Por, ndryshe prej tyre, reperja zgjodhi mos tu përgjigjej me të njëjtën monedhë. Në këtë listë ishte edhe Tayna, me të cilën Rina pranoi se janë qetësuar gjakërat, teksa e pyetur nëse do kishte bërë një bashkëpunim me të u përgjigj:

Do kisha bashkëpunuar me të gjithë, pa problem.

Por prisni se ka akoma!

Në afterparty-n e emisionit, Rina është vënë përballë disa pyetjeve si të gjithë të ftuarit e tjerë dhe edhe kësaj here na ka befasuar!

Reperes i është kërkuar të zgjedhë mes Taynës dhe Melindës dhe gjejeni pak si u përgjigj?

“Të dyja!- tha Rina, duke lënë të kuptohet se gjithçka i ka mbetur pas të shkuarës dhe gjërat tashmë janë në paqe.

Ne po presim ende ndonjë bashkëpunim!

(Kosova Sot Online)