U raportua se ishin ndarë, Oriola Marashi i jep fund zërave për Eros Grezdën

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 14:01
U raportua se ishin ndarë, Oriola Marashi i jep fund zërave për Eros Grezdën

Gjatë ditës së djeshme (e premte) qarkulloi një lajm se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Kjo për shkak se dyshja kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjeti social “Instagram”.

Gjithashtu, prej kohësh, Erosi dhe Oriola nuk i bënin më njëri-tjetrit dedikime dashurie në rrjetet sociale.

Megjithatë, Oriola tani i ka dhënë fund spekulimeve duke bërë me dije se është ende bashkë me Erosin.

Ajo publikoi pamje në “Instagran” ku shihet në darkë me Eros Grezdën në një restorant në Kroaci.

Ajo ka fotografuar dorën dhe orën e Eros Grezdës.

(Kosova Sot Online)