Capital T publikon foton i shtrirë në prehrin e vajzës misterioze, por i bën të gjithë konfuzë dhe “përplaset” me ndjekësit: Kush iu tha që …

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 09:11
Capital T publikon foton i shtrirë në prehrin e vajzës misterioze, por i bën të gjithë konfuzë dhe “përplaset” me ndjekësit: Kush iu tha që …

Capital T i ka bërë të gjithë konfuzë me statusin e tij të marrëdhënies.

Këngëtari, i cili është përfolur për një lidhje me modelen Adrola Dushin, publikoi ditën e sotme një foto i shtrirë në prehërin e një vajze por nuk e zbuloi identitetin e saj.

Vajza misterioze fshehu identitetin me flokët e saj që i mbulonin fytyrën.

“Më pëlqen mënyra sesi e jetoj jetën,”- shkroi Capita T, krahas imazhit.

Dhe menjëherë ndjekësit i kërkuan që të zbulonte identitetin e vajzës me të cilën është në lidhje.

“Na thuaj o vëlla se me kë je në lidhje,”- i shkroi një prej tyre.

Por përgjigja e këngëtarit na befasoi të gjithëve.

“Kush tha që jam n’lidhje ë”- komentoi ai.

Një ndjekëse tjetër e akuzoi se i bën foto për të tërhequr vëmendjen dhe se janë lodhur nga “gënjeshtrat e tij”.

“A veç për vëmendje i bën fotot? U lodhëm duke pa fake kudo ë”– shkroi ndjekësja.

Ndërsa këngëtari iu përgjigj: “Ç’ka fake këtu?”

Megjithatë, komentet nuk mbaruan këtu pasi një ndjekëse i tha këngëtarit se ai po bën drama dhe janë lodhur me historitë e tij.

Por Capital T u shpreh se thjesht ka publikuar një foto dhe se dramat po i bëjnë vetë ata.

“Të lodhur nga dramat e tua me vajzat,”- shkroi fansja.

Dhe këngëtari i komentoi: “A mund të postoj një foto. Shiko se kush po e bën gjithë dramën.”

(Kosova Sot Online)