“Më pëlqen e veshur s*ksi”- Naim Abazi i shpreh dëshirat Mihrije Brahës: Të dua nudo në krevat. Po dushin vetëm apo bashkë?

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 09:02
“Më pëlqen e veshur s*ksi”- Naim Abazi i shpreh dëshirat Mihrije Brahës: Të dua nudo në krevat. Po dushin vetëm apo bashkë?

Naim Abazi dhe Mihrije Braha flasin shumë hapur rreth marrëdhënies së tyre.

Çifti, mjaft i komentuar për thjeshtësinë që i karakterizon, kanë rrëfyer detaje intime të ftuar në rubrikën “AfterParty”.

Teksa Mihrije Braha e pyeti sesi i pëlqen që këngëtarja të qëndrojnë në shtëpi, Naim Abazi u shpreh se dëshiron më shumë ta shohë me rroba seksi, sesa me pizhame, duke pranuar se këto të fundit nuk i pëlqejnë aspak.

Gjithashtu u shpreh se në shtrat do që bashkëshortja e tij të flejë e zhveshur.

Pjesë nga intervista:

Mihrije Braha: E veshur seksi apo me pizhame në shtëpi?

Naim Abazi: Pizhamet nuk i dua, e veshur seksi më mirë do ishte, më mirë ashtu se fare.

Mihrije Braha: Në dush vetëm apo me mua?

Naim Abazi: Vendos ti aty.

Mihrije Braha: Do më pëlqeje më shumë me pirsing ngado apo me tatuazhe?

Naim Abazi: Më shumë me tatuazhe, pirsing e llogaris të rrezikshëm.

Mihrije Braha: Më do më shumë kështu si jam apo ndryshe?

Naim Abazi: Kështu si je.

Mihrije Braha: Unë në krevat nudo apo me pizhame?

Naim Abazi: Ti e di që pizhamet nuk i dua.

Mihrije Braha: A e dini që nuk veshim pizhame kurrë, nuk i blejmë, në shtëpi tonë nuk ka pizhame.

(Kosova Sot Online)