Trashëgimtarja e birrës së famshme vdes në aksidentin e çuditshëm

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 14:49
Trashëgimtarja e birrës së famshme vdes në aksidentin e çuditshëm

Trashëgimtarja adoleshente e birrës së famshme, Guiness, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të çuditshëm.

Sipas Mirror, Honor Uloth, 19 vjeç, u gjet pa ndjenja në fundin e pishinës së familjes gjatë një feste familjare.

Trashëgimtarja nuk kishte konsumuar alkool. Ajo ishte me dy miq në xhakuzi, përpara se të shkonte në pishinë.

Pak më vonë, vëllai i saj 15-vjeçar kaloi pranë pishinës, kur pa trupin e të motrës. Ai tentoi ta ndihmonte, duke e nxjerrë nga pishina dhe duke i bërë frymëmarrje artificiale.

Studentja e arteve u dërgua në spital, ku u shpall e vdekur. Autopsia zbuloi se aksidenti ishte një aksident tragjik. Ajo kishte plagë në shpatull dhe kokë.

Sipas Daily Mail, organet e studentes, që dhuroi familja e saj, kanë shpëtuar katër jetë njerëzish.

(Kosova Sot Online)