Bashkëpunimi i shumëpritur! Stresi dhe ky reper shqiptar janë gati të thyejnë rrjetin!

  • G.G /
  • 21 November 2020 - 11:30
Bashkëpunimi i shumëpritur! Stresi dhe ky reper shqiptar janë gati të thyejnë rrjetin!

Shumë shpejt, Stresi do të lançojë albumin e tij “Archimed”, për të cilin po punon prej disa kohësh.

Albumi i tij do të përfshijë bashkëpunime, njërin prej të cilëve e zbuloi vetëm pak orë më parë.

Stresi do të bëjë pjesë të “Archimed” reperin e njohur Çartani, emri i vërtetë i të cilit është Judovnik Boshnjaku.

Nëpërmjet një videoje në Instagram, djemtë na kanë paralajmëruar se një hit po vjen, ndaj duhet të bëhemi gati sepse vendi do të digjet.

“Bashkëpunimi i shumëpritur” e quan Stresi këngën që ata po sjellin, e cila në fakt ka vonuar pak.

Mirëpo, ai ia hedh fajin me shaka për vonesën Çartanit, duke treguar se ishte ky i fundit që kishte qenë këto kohë në Angli.

Nuk kemi ende një titull apo një datë publikimi, por presim t’i zbulojmë sa më parë!

(Kosova Sot Online)