“Je më e mira”, Tayna dhe Stanaj nuk i kursejnë vlerësimet publike për njëri tjetrin

  • G.G /
  • 05 December 2020 - 09:55
“Je më e mira”, Tayna dhe Stanaj nuk i kursejnë vlerësimet publike për njëri tjetrin

Vetëm disa ditë më parë Stanaj ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Noel”.

Kënga po rezulton mjaft e suksesshme duke u pëlqyer kështu nga të gjithë.

Kujtojmë se Stanaj ka qenë bashkëpunëtor i këngëtares së njohur Ariana Grande në albumin e saj më të ti “Positions”.

Ndërkaq as Tayna nuk ka nguruar ta mbështesë këngëtarin.

Ajo ka ndarë ditën e djeshme një foto në Instastory duke e mbështetur kështu këngën e tij të fundit.

Por reperja thjeshtë nuk po e mbështet këngëtarin, duket qartë se ata njihen me njëri-tjetrin ndonëse nuk dihej më herë rreth miqësisë së tyre.

Stanaj ka ri-shpërndarë storien në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Ti je më e mira.”

(Kosova Sot Online)