Bebe Rexha ndjek në rrjete sociale një reper të njohur shqiptar!

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 11:39
Bebe Rexha ndjek në rrjete sociale një reper të njohur shqiptar!

Bebe Rexha ka treguar vazhdimisht se është shumë e dhënë pas origjinës së saj.

Disa ditë më parë ajo tregoi se kënga e saj e preferuar për momentin është “Kafexhiu” nga Free Mc’s, duke na habitur të gjithëve me shijet e saj.

Por grupi i çunave nga Fieri duket se nuk është i vetmi që dëgjon Bebe. Së fundmi ajo ka filluar të ndjekë në Instagram edhe Noizyn.

Ky detaj ka emocionuar shumë fansat duke dyshuar kështu se mes dyshes mund të ketë edhe ndonjë bashkëpunim.

Arsyeja nuk dihet se pse Bebe ka filluar ta ndjekë Noizyn pikërisht tani por duhet të kujtojmë se të dy janë nga Dibra.

Ndërkaq në një rrëfim të sinqertë disa ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur tregoi se është rritur në SHBA dhe atë kohë ka pasur shumë figura publike që ka dashur të bëhej si ato, siç ishin edhe Britney Spears apo Merilyn Monroe por asnjëherë Bebe nuk ka treguar se prej nga vinte ajo në fillimet e karrierës së saj.

Bebe tha se Kim Kardashian duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim.

Kështu ajo premton se në të ardhmen do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.

(Kosova Sot Online)