E shkuar, e harruar! Pasi rregulluan marrëdhëniet, Dafina Zeqiri dhe Tuna vijnë me një bashkëpunim!

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 10:11
E shkuar, e harruar! Pasi rregulluan marrëdhëniet, Dafina Zeqiri dhe Tuna vijnë me një bashkëpunim!

Tuna dhe Dafina Zeqiri bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.

Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Gjërat mes tyre u dukën që nuk ishin ok, kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte.

Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA.

Pak muaj më parë Dafina tha në NIN se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës!

Dhe si duket ajo që tha Dafina është shumë e vërtetë, madje ato tani edhe e përkrahin njëra-tjetrën. Por, jo vetëm kaq!

Sipas “News31.al” dy artistet do vijnë me një super bashkëpunim vitin e ardhshëm në 2021. Raportohet se kënga po regjistrohet në Prishtinë, ndërsa xhirimet e klipit ende nuk kanë nisur.

Momentalisht s’ka detaje lidhur me temën e këngës e as datën e publikimit, por ne mezi po presim.

Dafina pritet të publikojë së shpejti bashkëpunimin me Yll Limanin, të titulluar “Mos shko”, e siç duket do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kënga është regjistruar në studio dhe tani po ripërpunohet për t’u bërë gati për publikim. Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elinel.

Kurse Tuna ka qenë në qendër të vëmendjes pasi po përflitet për një ndarje nga Patrisi. Ajo hoqi mbiemrin e tij nga Instagrami i Tian, të birit. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e tij të Instagramit shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje ajo e ka hequr edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Sakaq, Prive ka raportuar se Tuna është rikthyer për të jetuar së bashku me djalin në Shkup. Ndërkaq, Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit dhe jo në atë ku është apartamenti i këngëtares.

Në fillim të vitit ajo hoqi mbiemrin e Patrisit edhe nga llogaria e saj e Instagramit, por asokohe u shpreh se kjo ka ndodhur për arsye profesionale.

Sakaq, pak muaj më parë Tuna u përfol se është shtatzënë për herë të dytë, dyshime që u shuan shumë shpejt nga një foto e saj me barkun e sheshtë me rroba banjo.

Nga ana tjetër, edhe Patrisi e ka hequr Tunën nga personat që ndjek por ka ende fotot familjare në profilin e tij, ndryshe nga artisja që ka vetëm fotot me të birin.

(Kosova Sot Online)