Këngëtarja shqiptare shfaqet me këmbët e nxira, tregon çfarë i ka ndodhur

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 09:22
Këngëtarja shqiptare shfaqet me këmbët e nxira, tregon çfarë i ka ndodhur

Pas tre vitesh mungesë, Beatrix Ramosaj do t’i rikthehet muzikës.

Ajo ka bashkëpunuar me Eugent Bushpepën dhe kënga mban titullin “Dancing with the evil (Duke kërcyer me djallin)”.

Beatrix ka realizuar xhirimet për videoklipin e këngës dhe ka publikuar një foto në Instastory.

Këngëtarja ka treguar se xhirimet nuk kanë qenë aspak të lehta, teksa ka postuar një foto me këmbë të nxira dhe gërvishtje.

“Nuk është e lehtë të kërcesh me djallin… pasojat… prapaskena 1,2,3 aksion”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)