U tha se do rikthehet fuqishëm, Genta Ismajli entuziazmon fansat me foton e fundit

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 08:01
U tha se do rikthehet fuqishëm, Genta Ismajli entuziazmon fansat me foton e fundit

Genta Ismajli është një nga emrat që i mungon më së shumti tregut shqiptar. Vitet e fundit ajo ka qenë shumë pak aktive me prurjet e reja dhe fansat nuk mund ta fshehin se iu mungon shumë.

E kujt nuk i kujtohen super hitet e Gentës të para një dekade të tilla si “Unë jam fati yt”, “E kam provuar”, “Pse të dua ty”, “Kthehu”, etj., që kanë bërë shqiptarët të qajnë e kërcejnë.

Në muajin gusht, Genta publikoi këngën “Ça me bo” në bashkëpunim me Marselin dhe që nga aty nisën komentet e shumta nga fansat e saj turk.

Disa javë më parë u raportua se Genta Ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet dhe shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, por ende nuk bëhet e ditur se cili do të jetë. Lajmin e ka zbuluar media turke “Haberler”, që ka bërë të ditur se kënga do të vijë në gjuhën turke.

“Do të jetë befasi dhe nuk do e zbuloj emrin tani, por kënga do të jetë në gjuhën turke dhe të gjithë do e këndojnë”, ka thënë Genta, duke e mbajtur sekret emrin e artistit me të cilin do të bashhkëpunojë. Në artikull thuhet se këto ditë këngëtarja do të udhëtojë drejt Turqisë për të finalizuar projektin e saj muzikor. Nuk e dimë nëse këngëtarja ka nisur punën për këtë projekt, por ajo ka postuar një foto nga studioja e saj muzikore dhe diçka duket se po kurdis.

“Vazhdon!”-ka shkruar ajo krah fotos ku shfaqet me bashkëpunëtorët e saj teksa ne mezi po presim të zbulojmë surprizën.

(Kosova Sot Online)