Pas këtyre fotove, fansat po mendojnë sërish se Loredana mund të jetë shtatzënë!

  • 22 January 2021 - 10:01
Pas këtyre fotove, fansat po mendojnë sërish se Loredana mund të jetë shtatzënë!

Fansat kanë filluar të mendojnë sërish se Loredana është shtatzënë dhe këtë herë vështirë se mund t’i bind dikush se janë gabim. Shkak është bërë barku i rrumbullakosur i reperes në disa foto e video ku është shfaqur së fundmi dhe sipas tyre nuk bëhet fjalë vetëm për “thjesht bukë”.

Sikundër mund ta shihni në fotot e mëposhtme ata mendojnë se Lori mund të jetë sërish shtatzënë, ndonëse kohët e fundit për shumë VIPa kanë nisur aludime të tilla.

Madje, kujtojmë se në nëntor, qarkulluan të tilla lajme për të, nisur nga një foto që ajo ndau me fansat e saj në Instagram. Mirëpo, në fund rezultoi të ishin thjesht thashetheme.

Në fillim të 2020 në një intervistë që dha për  “NIN”, Loredana teksa foli për Hanën u shpreh se në fillim ishte problem kur mësoi se po priste një fëmijë, pasi nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me karrierën e saj.

Ajo bëri fillimisht një plan me Mozzik për të mos i thënë njeriu, por nuk kaluan as 3 javë kur ua treguan të gjithëve që ishte në pritje të ëmbël.

Kam pasur koncerte që kam qenë edhe pse në muaj të shtatë, kam shkuar dhe thoshin “sa qenka trashur, paska bërë pare!”, u shpreh Loredana asokohe.

Dyshja në 2020 u ribashkuan dhe ndonëse nuk e kanë pranuar me gojën e plotë që janë në krahët e njëri-tjetrit, detajet s’kanë nevojë për shumë zë.

Mozzik u shpreh disa javë më parë se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ishte e kundërta.

Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën. Në një sekuencë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikoi në “Instagram”-in e saj. Madje Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me Loredanën në Zvicër.

Pas dokumentarit, Mozzik publikoi në Instagram dy çiftet e famshëm, Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, me të cilët ka identifikuar marrëdhënien e tij të dashurisë me Loredanën. Sigurisht që gjithë këto shenja i ka çuar fansat të mendojnë se në fakt ata të dy janë ribashkuar, por thjesht ju duhet akoma më shumë kohë për ta pranuar me gojën plot publikisht.

Mirëpo çfarë i bëri ata të riktheheshin me njëri-tjetrin dhe të linin pas të shkuarën? Mozzik ka publikuar në Instagram një shprehje, që hapur tregon se si u ribashkuan ata dhe e bën akoma më të fortë lidhjen e tyre.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik.

(Kosova Sot Online)