Rekord pas rekordi/ Kënga e Dua Lipës dhe Calvin Harris arrin 700 milionë shikime në YouTube

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 12:14
Rekord pas rekordi/ Kënga e Dua Lipës dhe Calvin Harris arrin 700 milionë shikime në YouTube

Dua Lipa padyshim vazhdon të jetë një ndër emrat më të njohur në  botën e muzikës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, prej vitesh triumfon në tregun botëror të muzikës,.

Këtë herë ajo ka thyer një tjetër rekord.

Dua Lipa së fundmi është bërë e ditur se ka arritur 700 milionë shikime në YouTube me projektin “One Kiss”.

“One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris ka arritur zyrtarisht 700 milionë shikime në YouTube.

"A është kjo videoja e tretë e Dua Lipës që ka arritur këtë”, thuhet në një njoftim të ndarë në InstaStory nga faqja ‘Dlipanews’, të cilën më pas e ripostoi edhe vetë artistja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DLIPANEWS ë (@dlipanews)

(Kosova Sot Online)