Infektohet me Covid-19 moderatorja shqiptare, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 13:44
Infektohet me Covid-19 moderatorja shqiptare, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

Moderatorja e “Wake Up”, Ori Nebiaj është infektuar me Covid-19. Kjo u bë e ditur nga Isli Islami mëngjesin e sotëm live në emision, gjatë një bisede që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Isli tha gjithashtu se Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte.

Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid, Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.

(Kosova Sot Online)