“Vetëm kam qarë”, aktorja e njohur rrëfen eksperiencën e sikletshme nga xhirimi i skenës intime me Antonio Banderas

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 15:11
“Vetëm kam qarë”, aktorja e njohur rrëfen eksperiencën e sikletshme nga xhirimi i skenës intime me Antonio Banderas

Në një intervistë të dhënë së fundmi aktorja Salma Hayek ka rrëfyer se sa e vështirë ka qenë për të xhirimi i skenës së seksit me Antonio Banderas në filmin “Desperado” në vitin 1995. Teksa po fliste për podcastin e Dax Shepard dhe Monica Padman aktorja tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë shumë traumatike vetëm për shkak të kësaj skene.

Salma ka treguar se skena intime në fillim nuk ishte e përfshirë në skenar, por u kërkua nga studioja kur u pa se sa shumë kimi kishte mes saj dhe Banderas. Ajo është shprehur se në fakt aktori dhe regjisori janë sjellë shumë mirë për të, por ajo është ndjerë shumë në siklet.

“Antonio u soll si një kavalier i vërtetë dhe shumë mirë dhe ne jemi ende miq të mirë. Por ai ishte shumë i lirshëm. Kështu që, kjo më trembi, duke qenë se atij kjo skenë i dukej asgjë. Dhe kjo më trembi, sepse unë nuk kisha qenë kurrë në një situatë të tillë. Dhe fillova të qaja dhe ai më thoshte ‘Oh Zot, po më bën të ndihem shumë keq’. Pastaj më vinte turp që po qaja”, ka thënë Hayek.

“Unë nuk e lëshoja peshqirin. Ata përpiqeshin të më bënin për të qeshur. Unë e hiqja peshqirin për dy sekonda dhe filloja të qaja përsëri. Por ne e kaluam atë. Ne bëmë më të mirën me atë që mund të bënim në atë kohë”, ka rrëfyer aktorja.

Ajo ka treguar se shqetësimin më të madh e ka pasur se si do të ndiheshin babai dhe vëllai i saj ku të shihnin skenën. Megjithatë Hayek tha se ata thjesht janë larguar nga kinemaja gjatë skenës intime dhe u kthyen sërish pasi mbaroi.

(Kosova Sot Online)