Rrëfehet Britney Spears, arsyeja pse i shkurtoi flokët në vitin 2007

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 08:36
Rrëfehet Britney Spears, arsyeja pse i shkurtoi flokët në vitin 2007

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, ka folur së fundmi për arsyet e prerjes të flokëve të saj me makinë rroje gjatë krizës që pësoi në vitin 2007.

39-vjeçarja tregon se preu flokët me makinë rroje kur ish i dashuri i saj Kevin Federline, nuk po e lejonte të takohej me fëmijët e çiftit, djemtë Sean e Jayden. Ylli i muzikës, pasi preu flokët me makinë rroje, shkoi në studion e saj të prefruar të tatuazheve ku i rrëfeu gjithçka artistes së tatuazheve Emily Wynee-Hughes.

Emily thotë në një dokumentar: “E vura re që ajo nuk i kishte më flokët. Më kujtohet që e pyeta, ‘përse e ke ruajtur kokën?’ Përgjigja e saj ishte pak e çuditshme.

Ajo tha: “Nuk dua më të shoh asnjeri, nuk dua më njeri të më prekë në kokë. Nuk dua më njeri të më prekin flokët. Më neveritin njerëzit që më prekin flokët”.

Më pas Britney kërkoi një tatuazh me buzët e një gruaje, dhe një kryq të vogël. Incidenti me rruajtjen e kokës ndodhi pasi Britney ishte larguar nga një qendër rehabilitimi në ishullin e Antigua. Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurit Kevin për të takuar djemtë e saj, por sipas raportimeve, ishte refuzuar.

Kjo kishte bërë që Britney të shkonte me makinë në një floktore në Los Angeles ku kërkoi që t’i rruanin kokën. Kur stilistja ishte përpjekur ta binte të mos e bënte, ajo kishte marrë vetë makinën dhe i dha fund. Pas ngjarjes këngëtarja u vendos në kujdestarinë ligjore të të atit, i cili kontrollonte financat dhe asetet e tjera personale të saj. Pas disa përplasjeve për situatën, Britney ka rifituar tashme lirinë ligjore nga i ati.

Javën e kaluar gjykata në Los Angeles vendosi që Jamie Spears, të mos ketë më kontroll të pasurisë disa milionë dollarë të Britney, pas një fushate publike në mbështetje të këngëtares.

(Kosova Sot Online)